Profesori dyshohet se kanosi kolegen e tij në Universitetin e Prizrenit, flet avokati i tij

- Bota Sot

Profesori dyshohet se kanosi kolegen e tij në Universitetin e Prizrenit, flet avokati i tij

Gjatë të shtunës është raportuar për një sherr që pretendohet që kishte ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më saktë në Fakultetin e Filologjisë.

Profesori Shkëlqim Millaku dyshohet se pati kanosur një kolege të tij.

I njëjti, sipas avokatit të tij, Gent Gjini, gjatë ditës ishte ftuar në polici.

Gjini për “Edicionin Special” tha se Millaku u paraqit në polici në cilësinë e të pandehurit.

“Profesori ka qenë i indinjuar për mënyrën se si zonja ka marrë dhe uzurpuar zyrën e tij”, tha Gjini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot