Tre të plagosur pas një sulmi me thikë në Gjermani, i dyshuari është një burrë nga Kosova – zbulohen detajet

- Bota Sot

Tre të plagosur pas një sulmi me thikë në Gjermani, i dyshuari është një burrë nga Kosova – zbulohen detajet

Në Halle (Saale) të Gjermanisë, një burrë goditi me thikë disa persona, përfshirë një fëmijë.

Si pasojë, siç raportojnë mediat gjermane, kanë mbetur tre të plagosur ndërkohë që i dyshuari është arrestuar. 

Po sipas mediave gjermane, incidenti ndodhi të dielën në zonën e rrugës kryesore në Halle (Saale). Tre persona u plagosën në sulmin përpara një pallati.

Sipas policisë, viktimat janë një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare dhe dy burra.

Një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë dhe një burrë 47-vjeçar u plagos lehtë, ka thënë policia.

Dy burrat theksohet se u dërguan në spital me prerje dhe plagë thike ndërsa njëmbëdhjetëvjeçarja u plagos lehtë.

Sipas policisë, sulmit i parapriu një grindje dhe mediat raportuan se niveli i zhurmës së fëmijëve ishte një temë diskutimi.

Po sipas policisë, një i dyshuar 46-vjeçar u arrestua menjëherë pas krimit dhe ai është një burrë nga Kosova.

Se si ndodhën saktësisht lëndimet dhe detaje të tjera, janë ende objekt i hetimit.

Ndërkohë, mediat raportuan gjithashtu, duke cituar një dëshmitar okular, se burri sulmoi disa fëmijë me një thikë të gjatë.

Në kohën e krimit, ata ishin ulur para hyrjes së një ndërtese.



Lexoni të gjitha në Bota Sot