E diela nuk ishte një ditë e mirë për Napolin dhe Interin, pasi të dyja morën barazim duke lënë që titulli të vendoset të premten.
Teksa po luheshin minutat e fundit të ndeshjes mes Parmas dhe Napolit që u mbyll 0-0, Amir Rrahmani iu afrua një fëmijë pas portës për të pyetur për rezultatin në ndeshjen Inter-Lacio.
“Sa, sa është ndeshja e Interit?”, e pyeti Rrahmani djaloshin që rrinte pas portës, duke e marr përgjigjen që ndeshja është 2-2.
E gjithë kjo situatë është filmuar nga kamerat dhe është postuar në faqen zyrtare të Serie A.