Flet Legjenda e Juventusit

- Bota Sot

Flet Legjenda e Juventusit

Legjenda e Juventusit, Alessandro del Piero, e ka përshkruar sezonin e torinezëve si "pazakontë".

Juve po përpiqet të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Juve është në garë për Ligën e Kampionëve. Pak nga gjithçka ka ndodhur këtë vit. Ka qenë një sezon ‘shumë i pazakontë’", u tha Del Piero gazetarëve në Firence.

“Nga këndvështrim emocional, shpresoj që ata të fitojnë në Venecia të dielën dhe të kualifikohen për Ligën e Kampionëve”.

“Unë jam nga Veneto, kështu që çdo gjë që bie në këtë rajon ka rëndësi për mua emocionalisht”, ka përfunduar De Piero.



Lexoni të gjitha në Bota Sot