Me shifra mbresëlënëse

- Bota Sot

Me shifra mbresëlënëse

Harry Kane fitoi “Këpucën e Artë” të dytë radhazi të Bundesligës, pasi e përfundoi sezonin 2024-25 me 26 gola për Bajernin. Anglezi e mbylli sezonin me një gol të realizuar pasi erdhi nga stoli në fitoren 4-0 të kampionëve ndaj Hofenhaimit.

31-vjeçari, i cili shënoi mesatarisht një gol çdo 92 minuta në 31 paraqitjet e tij në Bundesligë, duke i shtuar 36 golat e tij në 32 ndeshje sezonin e kaluar, është lojtari i shtatë i ndryshëm i Bundesligës që fiton çmimin e “Këpucës së Artë” dy vite radhazi.

Patrik Shik (Leverkuzen) dhe Serhu Guirasi (Dortmund) ishin sfiduesit më të afërt të anglezit me nga 21 gola secili, të ndjekur nga Xhonatan Burkard i Maincit (18 gola) dhe Tim Klaindinst i Gladbahut (16 gola).

Kejn humbi vetëm tri ndeshje të kampionatit këtë sezon. Ai shënoi dy ose më shumë gola në 6 ndeshje të ndryshme. Ai gjithashtu shënoi 11 gola në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Gjermanisë. Në total, Kejn tani ka shënuar 82 gola në 92 ndeshje zyrtare për Bajernin, përfshirë 62 nga 63 paraqitje në Bundesligë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot