Mesfushori “flirton” me një rikthim tek Tirana

- Bota Sot

Mesfushori “flirton” me një rikthim tek Tirana

Në merkaton e janarit që lamë pas, Ardit Hila u huazua nga Elbasani për në Kategorinë e Parë të Kosovës.

]Mesfushori 32-vjeçar u bë pjesë e ekipit të Prishtinës së Re, të cilët u ngjitën në Superligën e Kosovës.

Ardit Hila kontribuoi në ngjitjen e ekipit të tij në elitën e Kosovës, dhe tashmë pritet të kthehet tek Elbasani. Por së fundmi, ish-mesfushori i Tiranës i ka dhënë sinjale të qarta skuadrës bardheblu.

Pak minuta më parë, Ardit Hila ka publikuar një fotografi ku luante për Tiranën, një “flirtim” i 32-vjeçarit me skuadrën kryeqytetase. Mesfushori arriti të fitojë Superkupën e Shqipërisë me fanellën bardheblu në sezonin 2022/23.



Lexoni të gjitha në Bota Sot