Notingem Forest po mendon seriozisht për largimin e Nuno Espirito Santo. Krisja e madhe erdhi pas përplasjes me pronarin e klubit, Marianakis, teksa ky i fundit e kritikoi për episodin me Taiuo Auoniji.
Trajneri i Notingem nuk e zëvendësoi menjëherë lojtarin, që u përplas me shtyllën dhe pati probleme shëndetësore. Përplasja e Marianakis me Nuno Espirito Santo, bën që të mos pritet fundi i kontratës në vitin 2026.
Kjo është çfarë raporton “Footmercato”, ndërsa trajneri portugez ka pasur sukses këtë sezon me Notingem që synon Europën. Në anën tjetër “Relevo” shkon më tej.
Për Nuno Espirito Santon tregohet interes nga Roma, që ka ofruar kontratë 2-vjeçare. Verdhekuqtë kërkojnë të gjejnë zëvendësuesin e Ranierit, që e mbyll në fundjavë.