Në intervistën e gjatë të dhënë nga Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, për TV3, antenat e tifozëve katalanas u ndezën kur u prek tema e tregut të transferimeve, planifikimi për sezonin e ardhshëm. “Duhet të vlerësojmë një sërë situatash. Vitin e ardhshëm duhet të jemi të vetëdijshëm se po e nisim nga e para dhe se kundërshtarët tanë do të forcohen”
“Do t’i zgjidhim çështjet që kanë të bëjnë me rinovimet dhe më pas do të shohim për ndonjë shtesë.
Por ndoshta, për të qenë më konkurrues – reflektoi Laporta – do të duhen përforcime. E di që mundësitë në të gjitha linjat po vlerësohen”.
Një sugjerim ngroh vërtet zemrat e tifozëve të Barcelonës dhe është hipoteza e çmendur e Erling Haaland, sulmuesit të Manchester Cityt: “
Asgjë në jetë nuk është e pamundur, por për momentin nuk është ajo që ne po mendojmë. Nuk mendoj se është e nevojshme dhe ai sapo ka rinovuar me City-n”