Kryeministri Albin Kurti për stadiumin e Gjilanit: Punët e mira vetëm vonim kanë, jo shpëtim

- Bota Sot

Kryeministri Albin Kurti për stadiumin e Gjilanit: Punët e mira vetëm vonim kanë, jo shpëtim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me entuziazëm pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan, duke e cilësuar këtë si një zhvillim shumë të rëndësishëm për sportin dhe vendin.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkroi:

“Punët e mira dhe të mbara, vetëm vonim se shpëtim nuk kanë. Stadiumi i Gjilanit po bëhet.

Lajm shumë i mirë për sportin, qytetin e shtetin. Edhe për Lojërat Mesdhetare 2030. Le të nisin punimet sa më parë!”

Ky reagim vjen pasi Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit nënshkroi kontratën për fillimin e punimeve për stadiumin e ri, një projekt që ka qenë i shumëpritur nga sportdashësit e Gjilanit dhe gjithë rajonit lindor të Kosovës.

Kryeministri theksoi se ky investim nuk është vetëm infrastrukturor, por ka rëndësi të madhe strategjike dhe identitare për qytetin dhe sportin kosovar, veçanërisht në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat Kosova synon t’i organizojë në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pritet që punimet të fillojnë së shpejti, ndërsa ky projekt shihet si një nga zhvillimet më të mëdha sportive në komunën e Gjilanit në dekadat e fundit



Lexoni të gjitha në Bota Sot