Qetësi nuk ka as te Batatina as te Thaçi, treni i fundit për ta drejt Evropës

- Bota Sot

Qetësi nuk ka as te Batatina as te Thaçi, treni i fundit për ta drejt Evropës

Finalja e madhe po vjen!

Nesër në orën 20.00 do të përballen Llapi i Podujevës dhe Prishtina në luftë për të fituar Kupën e Kosovës.

Skuadra më renome Prishtina deri me tash tetë herë e ka fituar këtë trofe, ndërsa Llapi dy herë.

Pritet spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përparësitë?

Tahir Batatina ka përvojën më të madhe për finalet e Kupës së Kosovës, pasi që deri me tani dy herë si kryetrajner e ka fituar këtë trofe me Llapin.

Arsim Thaçi duket si një kryetrajner i heshtur por që e ka strategjinë për të befasuar Batatinën që nuk e ka qetësinë për faktin se pas finales e pret edhe një betejë tjetër për të fituar që të sigurojë barazhin, pastaj të kërkojë mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Qetësi nuk ka as te Batatina as te Thaçi sepse e kanë trenin e fundit për të dalur në Evropë.

Skuadra që e fiton Kupën e siguron biletën për daljen në garat evropiane.

Batatina thirret më shumë në përvojën që ka më fituar kupa si trajner në krahasim me Thaçin por kjo fare pak ka rëndësi pasi që

Prishtina është Prishtinë dhe 12 herë deri me tash ka luajtur në finale.

Prishtina ka përvojë në garat e Kupës por Batatina ka më shumë përvojë se Thaçi në finalet e Kupave.

Mbi të gjithë pritet që Llapi e Prishtina të tregojnë angazhim e cilësi.

Llapi e Prishtina e kanë trenin e fundit për Evropë.

Cili do jetë më i suksesshëm më strategjinë e lojës, Batatina a Thaçi, gjithçka do të shihet nesër.

Prishtina dhe Llapi nuk po kalojnë formë të mirë në kampionat, dëshmia më e mirë është se bardhekaltrit renditet në pozitën e 7-të me 47 pikë e Llapi në të tetin me 44 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot