Son: Jam gati për sfidën më të rëndësishme të sezonit

- Bota Sot

Son: Jam gati për sfidën më të rëndësishme të sezonit

Son Heung-min e cilësoi finalen e Ligës së Europës kundër Mançester Junajtidit si ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të Totenhemit dhe sulmuesi koreano-jugor është gati fizikisht për të.

Ashtu si “Djajtë”, edhe “Spërsat” kanë bërë një sezon për t’u harruar në Premier Ligë, i cili mund të shpëtohet disi nga lavdia në Europë.

“Fizikisht jam gati. Sigurisht, që pasi u ktheva nga një dëmtim, ishte ndeshja ime e parë kundër Kristal Palasit dhe më pas luajta kundër Aston Vilës.

Nuk prisja të luaja kaq gjatë, por po ia dilja të luaja. Fizikisht jam gati për të luajtur.

Gjithashtu, djemtë janë gati për ndeshjen më të madhe të sezonit. E vlerësoj shumë që tifozët janë gjithnjë aty për të na mbështetur.

Siç e them gjatë gjithë kohës, dua t’u jap diçka mbrapsht dhe nesër (sot) shpresoj ta shijojmë së bashku dhe të festojmë së bashku”, tha sulmuesi në konferencë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot