Miratohet sistemi i ri i kualifikimeve të EURO 2028

- Bota Sot

Miratohet sistemi i ri i kualifikimeve të EURO 2028

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA sot ka mbajtur një mbledhje në qytetin e Bilbaos në Spanjë, pak orë para finales së Europa League mes Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspurit.

Në këtë takim është miratuar edhe sistemi më i ri i kualifikimeve të EURO 2028.

Në formatin e ri, i cili do të zhvillohet në nëntë vende të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandë, do jetë me 24 shtete.

Ashtu si në kualifikueset aktuale, do të formohen dymbëdhjetë grupe kualifikuese me nga katër ose pesë shtete. Anglia, Republika e Irlandës, Skocia dhe Uellsi do të marrin pjesë gjithashtu në këto kualifikuese, të shortuara në grupe.

12 fituesit e grupeve dhe 8 nënkampionët më të mirë (20 shtete total) do të avancojnë direkt në turneun final të EURO 2028.

Vendet e mbetura do të caktohen nëpërmjet ndeshjeve të play-offit, midis skuadrave të dyta në grupet kualifikuese dhe fituesve më të mirë të grupeve nga Liga e Kombëve për sezonin 2026/27.

Orari i turneut pritet të publikohet në vjeshtën e vitit 2025. Rregullorja e turneut me të gjitha detajet e mbetura do të publikohet deri në fund të vitit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot