Lavrov: Macron dhe Starmer po kërkojnë sanksione

- Bota Sot

Lavrov: Macron dhe Starmer po kërkojnë sanksione

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka kritikuar qasjen e Perëndimit për një armëpushim të mundshëm me Ukrainën, duke thënë se kjo nuk do të funksionojë më.

Ai theksoi se, pavarësisht thirrjeve të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrit britanik Keir Starmer për rritjen e sanksioneve anti-ruse, Rusia është kundër një zgjidhjeje të tillë që thotë ‘do të shohim më pas.

Në një fjalim në Universitetin Ruso-Armen, Lavrov përmendi takimet e zhvilluara në Stamboll në vitin 2022, ku Rusia dhe Ukraina ranë dakord për disa parime të mundshme zgjidhjeje.

Sipas tij, Perëndimi e ka bllokuar nënshkrimin e një traktati të bazuar në këto parime, duke bërë të paefektshëm çdo diskutim për një armëpushim.

“Nuk duam të përfshihemi më në këtë proces,” theksoi Lavrov, duke i akuzuar figurat evropiane si Macron dhe Von der Leyen për kërkesa histerike për përforcimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës u rifilluan në Stamboll më 16 maj, ku palët ranë dakord për shkëmbimin e të burgosurve dhe diskutimin e një plani për një armëpushim të mundshëm.

Rusia dhe Ukraina gjithashtu u angazhuan të paraqesin vizionet e tyre për një marrëveshje të mundshme paqeje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot