Shkëndija e Haraçinës paralajmëron se e shtuna do të jetë ditë e madhe

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës paralajmëron se e shtuna do të jetë ditë e madhe

Shkëndija e Haraçinës ka mobilizuar forcat për ndeshjen e barazhit që luhet të shtunën, me synime që të hyjnë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra nga Haraçina do të ndeshet me Osogovën nga Koçani.

“E shtuna – dita e madhe!

Të shtunën në Kavadar luajmë ndeshjen vendimtare të balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë, kundër KF Osogovës nga Koçani – një klub me traditë dhe respekt.

Na lidhin miqësia dhe korrektësia sportive. Kemi zhvilluar edhe ndeshje miqësore me ta dhe kemi treguar solidaritet në momentet e vështira që ka kaluar qyteti i Koçanit.

Por tani është koha për futboll! Le të fitojë më i miri – ne besojmë në ekipin tonë dhe do të japim gjithçka për fitoren!

Forca Shkëndija 77!”, shkruan në faqen e Shkëndijes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot