De Bruyne ka dy opsione ku ta vazhdoj karrierën

- Bota Sot

De Bruyne ka dy opsione ku ta vazhdoj karrierën

Kevin De Bruyne është në qendër të afatit kalimtar veror, pasi shumë klube janë vënë pas tij.

Mesfushori belg ka përfunduar fazën e tij te Manchester City dhe po vlerëson me qetësi opsionet e ardhshme.

Dy oferta konkrete për momentin janë nga Serie A dhe MLS, ku Napoli dhe Chicago Fire e duan.

Në moshën 33-vjeçare dhe me një karrierë të pasur me trofe, De Bruyne është në një pikë kthese në karrierën e tij.

Edhe pse sezonin e fundit shënoi vetëm gjashtë gola dhe dhuroi tetë asistime në 38 ndeshje, ai mbetet një prej mesfushorëve më të vlerësuar në botë.

Largimi i tij nga City tanimë është konfirmuar, por mbetet të shihet se cilin opsion do ta zgjedh ylli belg.

Edhe skuadrat arabe kanë shfaqur interesim për belgun, megjithatë ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot