Gjermania zgjat mandatin e trupave të saj në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Gjermania zgjat mandatin e trupave të saj në Kosovë

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Që vendimi të hyjë në fuqi, ai duhet të miratohet nga Bundestagu (Parlamenti Gjerman).

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius deklaroi se Berlini po riafirmon angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton gazeta gjermane Zeit.

Forcat e Bundeswehrit janë stacionuar në Kosovë që nga viti 1999 si pjesë e misionit KFOR të NATO-s.

Numri aktual i trupave të forcave gjermane në Kosovë mbetet në 400 ushtarë .

“Situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, tha Kornelius, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2023, kontingjenti gjerman u përforcua përkohësisht për shkak të tensioneve në rritje.

“Një Kosovë e qëndrueshme është me rëndësi thelbësore për Gjermaninë dhe të gjithë Evropën”, tha Kornelius.

Zeit raporton se, ndërsa misioni i KFOR-it është teknikisht i pafund, mandati i tij i paraqitet ende Bundestagut për miratim vjetor.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit