Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Trajneri Murat Yakin ka ftuar vetëm dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Ardon Jasharin dhe Granit Xhakën.
“Helvetikët” në qershor do të luajnë dy ndeshje miqësore, kundër Meksikës dhe Amerikës.
Më 7 qershor luan ndaj Meksikës, kurse më 11 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.