Finalja e Ligës së Europës mes Totenhemit dhe Junajtidit nuk ka dhuruar episode të veçanta vetëm në fushë.
Përveç protagonistëve në katërkëndëshin e blertë kjo finale gjeti të tjerë edhe në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve.
Në momentin që pritej me padurim prej lojtarëve të Totenhemit, plot tri prej tyre kuptuan se kishin mbaruar medaljet. Ceferin përballë Son kuptoi se për koreano jugorin dhe dy lojtarë të tjerë të të ekipit londinez UEFA nuk kishte më medalje.
“Me keqardhje të madhe ju informojmë se nuk kishim medalje të mjaftueshme gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për shkak të një mospërputhjeje të papritur në numrin e lojtarëve. Në ceremoni morën pjesë më shumë anëtarë të skuadrës përfshirë lojtarë të dëmtuar”, është shpjegimi zyrtar nga UEFA, e cila më pas siguroi:
“Medaljet e që mungonin u siguruan në kohë rekord dhe iu dorëzuan menjëherë ekipit fitues në dhomën e zhveshjes, së bashku me ndjesën tonë të sinqertë për mungesën e vëmendjes”.