Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

- Bota Sot

Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

Florian Wirtz ende nuk ka vendosur se cila duhet të jetë skuadra e tij e radhës.

Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi gjerman, bashkë me familjen, këto ditë qenë në Liverpool për të marrë ofertën zyrtare të klubit anglez.

U duk sikur ky fluturim drejt ishullit hipotekoi gjithçka, por jo.

Edhe pse Liverpool është gati të investojë 150 mln euro, Wirtz po anon nga Bayern.

Klubi bavarez, edhe pse ofron më pak, i garanton diçka më shumë në aspekt sportiv dhe njerëz. Familja e lojtarit mendon se nuk është momenti për t’u larguar nga Gjermania, sepse Wirtz është ende i ri. Ai ka nevojë të fitojë përvojë në futbollin gjerman.

Së dyti, Bayern po rikrijon boshtin e kombëtares gjermane. Jonathan Tah, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Jamal Musiala. Wirtz do të ishte shumë rehat në këtë kontingjent lojtarësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot