Në shtëpinë e Napolit gjithçka është gati për të nisur festën e madhe të titullit kampion.
Por për ta siguruar matematikisht trofeun e katërt në histori, skuadra e Antonio Contes duhet të fitojë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Cagliarit në stadiumin “Maradona”, pa u shqetësuar për rezultatin e Interit.
Në konferencën për shtyp, Conte u shpreh i vendosur: “Kampionatin e fiton kush e ka merituar në 38 ndeshje. Kupat janë më të shkurtra dhe varen nga shumë faktorë. Ne e ndjejmë përgjegjësinë për t’u dhuruar tifozëve tanë diçka të bukur dhe historike. E dimë që duhet të mbyllim misionin”, tha tekniku napolitan.
Për shkak të një pezullimi, Conte nuk do të jetë në pankinë për sfidën vendimtare: “Do të kem dy zemra: një në tribunë dhe një në pankinë”, shtoi ai me emocion.
Lidhur me polemikat e fundit për gjykimet dhe përdorimin e VAR-it, Conte ishte i rezervuar: “Duhet të jem i kujdesshëm, sepse rezonanca që kam unë është ndryshe nga ajo që kanë shumë të tjerë”, tha me nënkuptime trajneri.
Fitorja ndaj Cagliarit do të kurorëzonte përfundimisht një sezon të jashtëzakonshëm për Napolin, që është vetëm 90 minuta larg titullit kampion të Italisë.