Në fundjavë do të luhen ndeshjet e balotazhit në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Janë bërë të ditur edhe gjyqtarët që do të gjykojnë në katër ndeshje.
Sfida më atraktive është në Çair, ku Besa e Dobërdollit që u rendit në vend të dhjetë në Ligën e Parë dhe Bashkimi i Kumanovës në vend të tretë në Ligën e Dytë, do të takohen për një vend në elitën e futbollit.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje është Stojançe Trpçevski nga Shkupi.
Ndeshjet, e diel (17.00
Shkup: Besa - Bashkimi (Stojançe Trpçevski – Shkup)
E shtunë (17:00)
Kavadar: Osogovo – Shkendija Haraçinë (Fatmir Bafto – Ohër)
Shkup: Prespa – Slloga Vinica (Vllatko Ilioski – Prilep)
Shkup: Golemo Konjari – Teteksi (Done Ristovski – Gjevgjeli)