Xhuliano Skuka i “shkel syrin” kryeqytetasve

- Bota Sot

Xhuliano Skuka i “shkel syrin” kryeqytetasve

Xhuliano Skuka mbetet një nga personazhet më karizmatikë që Superiorja ka pasur ndonjëherë.

Sulmuesi arriti “kulmin” në futbollin shqiptar, duke shkëlqyer me Partizanin.

Madje, Skuka mbushi arkat e klubit të kuq, teksa u shit te Metz për 1.4 milionë euro.

Megjithatë, ndoshta këtë merkato do të kemi një rikthim.

Është vetë sulmuesi dibran, ai i cili ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një video, në kohën kur ishte pjesë e të kuqve.

Ndoshta ky mund të jetë një “sinjal” për një rikthim të bujshëm te “Demat”, por ndoshta Skuka thjeshtë mund të jetë bërë nostalgjik.

Kujtojmë se momentalisht, 26-vjeçari aktivizohet në ligën e parë rumune me ekipin e Poli Iasi. Në 21 ndeshje ku ka marrë pjesë, sulmuesi dibran ia ka dalë që të shënojë 4 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot