Kryeministri Kurti uron FC Prishtinën: Suksese në rrugëtimin në Evropë!

- Bota Sot

Kryeministri Kurti uron FC Prishtinën: Suksese në rrugëtimin në Evropë!

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uruar sot FC Prishtinën për fitoren e mbrëmshme të Kupës së Kosovës.

Kurti i ka uruar FC Prishtinës suksese në rrugëtimin evropian, ndërsa Llapit i uroi suksese për ndeshjen e radhës.

"Kupa e nëntë në Prishtinë!

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll mbyllet me fitoren e FC Prishtinës.

Urime klubit të Prishtinës dhe Plisave për fitoren dhe suksese në rrugëtimin e tyre në Evropë.

Përgëzime edhe Llapit për lojën dhe suksese në ndeshjen e radhës", - ka uruar Kurti në profilin e tij në facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot