Gati të ribashkohet me Edi Martinin

- Bota Sot

Gati të ribashkohet me Edi Martinin

Arsid Kruja ditën e djeshme njoftoi largimin nga Teuta. Shkodrani mbylli aventurën e tij me “Djemtë e Detit” pas 2 vitesh.

Tashmë si një lojtar i lirë në treg ka mjaft interesime nga ekipe të tjera. Më konkrete duket ajo e Vllaznisë, pasi shkodrani mund të rikthehet te kuqeblutë.

Kjo pasi do të ribashkohej edhe me Edi Martinin, ku ky i fundit e ka stërvitur kur ishin pjesë e Teutës.

31-vjeçari kthehet në një opsion për shkodranët dhe në ditët në vazhdim mund të mësojmë më shumë detaje mbi këtë lëvizje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot