Misioni i veçantë i Yamal në “San Mames”

- Bota Sot

Misioni i veçantë i Yamal në “San Mames”

Lamine Yamal, vetëm 17 vjeç, ka qenë një nga yjet e mëdhenj të sezonit për Barcelonën, por në ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Athletic Club në “San Mamés”, ai ka një objektiv personal shumë të veçantë: të thyejë rekordin e driblimeve të Neymarit, idhullit të tij të fëmijërisë.

Gati të kapërcejë Neymarin
Yamal ka realizuar 159 driblime të suksesshme në La Liga këtë sezon, duke u renditur i pari në këtë aspect, përpara Dodi Lukébakio (84). Në totalin e të gjitha garave (La Liga, Champions, Kupë Mbreti etj.), ai numëron 239 driblime të suksesshme, pikërisht aq sa realizoi Neymar në sezonin 2016-17, i cili ishte i fundit për brazilianin me fanellën blaugrana.

Kështu, vetëm një driblim i suksesshëm ndaj Athletic mund t’i mjaftojë Lamine Yamal për ta lënë pas Neymarin dhe hyrë në historinë e klubit katalanas me një rekord të ri në këtë aspekt.

Të dhënat sipas ‘Opta’
Sipas ‘Opta’, Yamal ka provuar të realizojë 448 driblime gjatë sezonit, duke përfunduar me sukses 239 prej tyre, çka përfaqëson efikasitet prej 53.3%. Këto statistika janë të jashtëzakonshme për një lojtar kaq të ri dhe nënvizojnë edhe më shumë potencialin e tij teknik, vetëbesimin me topin në këmbë.

Messi, ende i paarritshëm
Përkundër krahasimit me Neymarin, Lamine Yamal është ende larg rekordeve të Lionel Messit, i cili ka realizuar: 307 driblime të suksesshme në sezonin 2014/15 (rekordi absolut); 253 driblime në sezonin 2017/18; 260 driblime në sezonin 2019/20. Këto shifra tregojnë madhështinë e Messit, por edhe rrugën që ka përpara Yamal. Një rrugë që, me ritmin aktual, duket se do të jetë e mbushur me lavdi.

Një tjetër dëshmi e rritjes së Lamine Yamal
Thyerja e rekordit të Neymarit nuk është vetëm statistikë, por edhe simbolikë. Një djalosh i rritur duke e parë Neymarin në TV, teksa tani, me fanellën që mbante idhulli i tij, po shkëlqen dhe po e sfidon vetë atë në fusha ku më parë vetëm ëndërronte të ishte.



Lexoni të gjitha në Bota Sot