Maskakra nga partizano-çetnikët serbë në fshatin Pozheran-Viti në vitin 1945

- Bota Sot

Maskakra nga partizano-çetnikët serbë në fshatin Pozheran-Viti në vitin 1945

Në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, më saktësisht, më 07.01.1945, nga torturat më shnjerëzore u likuiduan 26-të persona nën komandën e një krimineli gjakpirës të shumëfishtë serb, Vukashin Kovaçeviqit. Kjo ishte ditë kur kolonët serbë e festuan festën sllavo-ortodokse „Bozhiqin“ (Krishtlindjen) me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm në fshatin Pozheran e gjetiu në Kosovë...

Pozheranasit e torturuar dhe të likuiduar, të rrahur e të mbijetuar me pasoja të rënda, të arratisur prej pushtetit serb nga aksionet e ogurzisë serbo-sllave...

Gjatë kohës nga 11.11.1944 u vendos një lloj pushteti i quajtur komunist me njëfarë qetësie në të cilën u bë formimi i organeve komunale, njëkohësisht u bë edhe formimi i prapavisë me disa njerëz të armatosur të ashtquajtur „partizanska strazha“ (roje partizane). Kjo kohë e organizimit tinzar zgjati katër ditë për një masakër ndaj banorëve shqiptarë të Pozheranit.

Banorët e këtij fshati u thirrën për në tubim duke filluar përmes këtij organizimi herët në mëngjes nga roja partizane, më 07.01.1945, në krye me komandantin Vukashin Kovaçeviqin.

Së pari, në orët e hershme të mëngjesit, roja partizane e rrethuan fshatin e Pozheranit rreth e përqark me ushtarë të armatosur duke mos lejuar hyrje-dalje në këtë fshat. Po në këtë ditë partizano-çetnikët serbë e urdhëruan një njeri (lajmëruesin) me një zë kumbues t’i ftojë të dalin në tubim „Dëgjoni ju banorë, duhet të dilni ju të gjithë pranë komunës së fshatit vetëm ata të gjinisë mashkullore, prej moshës madhore e gjerë tek mosha 70-të vjeçare“. Pas këtij lajmërimi bëhet edhe lajmërimi tjetërë kërcnues përmes milicisë së pushtetit të tyre me aksionin duke trokitur derë më derë në shtëpit e fshatit që të dalin të gjithë ata të moshës madhore deri në 70-të vjeç, urdhëresa për dalje në tubim ishte e kushtëzuar, mosdalja në tubim dënohet për çdo banorë me pushkatim. Tubimi i banorëve u bë në mes të komunës dhe shkollës fillore të rrethuar me ushtarë çetnik të cilët quheshin roje partizane, mbretëronte heshtje e madhe, të cilën heshtje e theu komandanti çetnik me një zë të ashpër dhe të rrept, ku thotë „rreshtohuni për katër“!...

Urdhëri erdhi nga komandanti, Vukashin Kovaçeviqi i cili nuk u duk fare në atë moment, masa e rreshtuar për katër detyrohet të ec në drejtim të xhamisë, pas hyrjes në xhami, që ishin mbi 300 banorë të fshatit të moshave të ndryshme, e vendosën pranë derës së xhamisë një mitralez „Breda“ të prodhimit italian.

Në xhami kishte hyrë tani komandanti i „partizanska strazhës“ rojës partizane, Vukashin Kovaçeviqi, ai iu drejtua shkallëve të binës së hoxhës, hipi lartë në mafil (binë) dhe iu drejtua masësë brenda xhamisë me këto fjalë: Sot ju jeni ftuar këtu që t’i dorëzoni armët, të gjithë ato armë që i posedoni..., ne e dijmë se kush ka armë, nga masa e banorëve mbretëronte heshtje e thellë, askush nuk u lajmërua të paraqes armë.

Vukashin Kovaqeviqi emrat e personave që filloi t’i lexonte i pyste një nga një: Ti a ke pushkë, mitrolez, revole, bombë apo diçka tjetërë? Nëse ndonjë pranonte se ka armë, i urdhëronte ca ushtarë dhe me përcjellje të tyre personi shkonte në shtëpi dhe sillëte armën duke ia dorëzuar Vukashinit aty në xhami në praninë e banorëve, ndërsa ata që nuk pranuan që kanë armë i ndante në një qosh të xhamisë duke urdhëruar, nga njerëzit e tij, që të lidhen me litarë të hollë, të fortë, duke i nxjerrë nga xhamia e duke i futur në objektin tjetër që quhej mejtep (shkollë fetare arabe), këtu pasi u mbyllën fillon rrahja e banorëve të Pozheranit. Aty bëhej rrahja nga më të egra, më shnjerëzore, më shtazarake dhe më poshtruese, më brutale, duke përdorur si mjet rrahje; drurin e trashë, shkopin, thupër metalike, shpimin me tyta të pushkës pa i zgjedhur fare pjesët e trupit, i rrahnin me tërë fuqinë që kishin vetëm për tu treguar sa më gjakatarë e sa më të pamëshirshëm ndaj shqiptarëve të këtij fshati... Rrahja vazhdoi nga mëngjesi deri në ora 17.00 në mbrëmje.

Komandantit të rojës partizane i kishte hyrë frika, se, ndoshta mund të vijë ndonjë brigadë shqiptare, prandaj ai i lirojë fshatarët ashtu të dërmuar e ca kishin ndërruar jetë të barten në shtëpit e tyre.

Komandanti, Vukashin Kovaçeviqi, me shpirtin e tij të kriminelit, në Pozheran, me nguti merrë një hap të ri, duke angazhuar qerre kuajshë që ata të rrahur pozheranas, edhe ashtu të rrahur nga torturat i ngarkuan në qerre të lidhur që mezi ndiheshin të gjallë, ashtu në atë gjendje në atë natë dimri të acaruartë, i dërguan në burgun famkeq të Gjilanit. Roja partizane në këtë natë arrestojë shumë banorë pozheranas për t’i masakruar në mënyrë më brutale në Gjilan.

Emrat e pozheranasëve të likuiduar dhe të torturuar:

Abaz Sadik Ramiqi, i torturuar i likuiduar në burgun e Gjilanit, Adem Mehmet Alidema, i torturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit, Ajet Fejzë Terziqi i torturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit, Ahmet Mustafë Zuka, i torturuar, i likkuiduar në burgun e Gjilanit, Ali Tafë Ramiqi, i torturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit, Bajram Rexhë Tërziu, i torturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit, Bajram Sadri Alidema, i rrahur, i hedhur në borë si i vdekur, mbeti i gjallë, por pas një kohe të shkurtër ndërroi jetë, Behxhet Hazir Alidema, i nxjerrur nga Brigada partizane, i cili ishte ushtar, ai në mënyrë tinzare u likuiduar, me një dinakri të ligë, sepse nuk ngarkohej për likuidim, por kasapët nuk kërkonin mjete për arsyetim, por vetëm a je shqiptar!

Bislim Bajrë Alidema i torturuar rëndë, nga pasojat e torturave ndërron jetë.

Hajdin Demiri ndërron jetë pa të dhëna si erdhi deri te vdekja.

Isak Rexhep Zuka, i dorëzuar nga malet, që ishte në arrati si kaçak, e dërguan në llogor në Mitrovicë të Kosovës, një shërbëtor serb kriminel e gënjen dinakrisht, e nxjerrë nga llogori, duke i thënë je më i lirë jashtë llogorit të punosh, unë po ta mundësoj, po të njoh, andaj dua të bëj mirë, pasi dalin jashtë llogorit serbi e vret Isakun prapa shpine.

Latif Hysen Pira i torturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit.

Metush Misin Alidema nga plagët pas disa vitesh ndërron jetë.

Misin Xheladin Alidema, i torturuar, pas ca kohe ndërron jetë.

Myrtë Hasan Selmani, i likuiduar në mënyrë tinzare,

Osman Alidema, rëndë i torturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit.

Rexhep Ostrogllava, rëndë i torturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit.

Rexhep Syla, i torturturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit.

Rifat Shefki Terziqi, rëndë i torturuar, i likujduar në burgun e Gjilanit në moshën 20-të vjeçare.

Rifat Bajram Musa, rëndë i torturuar, i likuiduar në burgun e Gjilanit.

Shaban Alidema, nga pasojat e rrahjes ndërron jetë pas 70-të ditësh.

Shefki Alidema, rëndë i torturuar, ndërron jetë në burgun e Gjilanit.

Shiqeri Shaban Alidema ndërron jetë në këtë kohë nuk dihen rrethanat e vdekjes.

Tefik Osman Alidema, rëndë i torturuar, ndërron jetë në burgun e Gjilanit.

Tahir Dragobuzhda, rëndë i torturuar, ndërron jetë në burgun e Gjilanit.

Zenun Shaban Halimi, rëndë i torturuar, likuidohet në burgun e Gjilanit.

Të rrahur, të mbijetuar me pasoja të rënda ishin 9-të pozheranas: Halit Qerim Maksuti, Hamdi Zeqë Pira, Hamdi Hasan Ramiqi, Kapllan Hamdi Pira, Nazif Qerim Halabaku, Qerim Mehmet Halabaku, Selim Musli Pira, Zeqë Musli Pira dhe Muharrem Bajrë Zuka, ndërsa të arratisur, në shtete tjera nga dhuna e pushtetit serb ishin pesë: Bejtë Hazir Alidema në Turqi, Fetah Rexhep Tërziqi i strehuar në Shqipëri, Izet Hazir Alidema, i strehuar në Gjermani, Murtez Ali Ramiqi i strehuar në Turqi, Sadik Xhemajl Alidema, i strehuar në Itali, Salih Xhemajl Maksuti, i strehuar në Turqi.

Të dhënat janë marrë nga libri i autorit Nysret Hajdari, Pozherani në Përpjekje…Prishtinë,2018. Fq, 163,164…

Intervistimet janë marrë nga të vuajturit e kësaj masakre: Selim Pira dhe nga Sadullah Alidema. Të gjthë të rënët për atdhe paçin dritë të pashterrshëme në amshim…Përjetësi!...Nderime!...



Lexoni të gjitha në Bota Sot