Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriçin?

- Bota Sot

Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriçin?

Luka Modriç do  ta mbyllë me Real Madridin pas Botërorit të Klubeve dhe që tani kanë nisur spekulimet për të ardhmen e futbollistit kroat Të shumta janë hipotezat në mediat ndërkombëtare për futbollistin, i cili dëshiron të qëndrojë në aktivitet edhe një tjetër vit për të shijuar mundësisht Botërorin e vitit 2026.

Për shumëkënd, projekti ideal për të do të ishte ai amerikan i Inter Majemit.

Ky i fundit ka mbledhur disa emra të njohur të futbollit botëror që janë në fundin e karrierës, si Lionel Mesi, Luis Suarez, Zhordi Alba e Serxhi Buskets. Afrimi i Luka Modriç do të ishte një tjetër pjesëz që i shtohet klubit në pronësi të Dejvid Bekam, i cili synon të bëhet emri kryesor në MLS.

Bëhet e ditur se Inter Majemi në fakt e ka kërkuar kroatin që në vitin e kaluar, duke u interesuar vazhdimisht për situatën e tij kontraktuale.

Sipas lajmeve paraprake në mediat ndërkombëtare, për Modriç është gati një kontratë njëvjeçare deri pas përfundimit të Botërorit, me një rrogë prej 2,5 milionë dollarësh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot