Nuno Espirito Santo i përgjigjet thashethemeve

- Bota Sot

Nuno Espirito Santo i përgjigjet thashethemeve

Trajneri i Nottingham Forest, Nuno Espirito Santo, ka reaguar qartë dhe prerë ndaj raportimeve që e lidhnin me një kalim të mundshëm te Roma, si pasues i Claudio Ranierit.

Në një konferencë për shtyp, portugezi e përjashtoi çdo përfshirje në bisedime me klubin italian, duke u shprehur me një buzëqeshje:

“Me të vërtetë mendoni se do të humbas kohën me këto gjëra?”, u përgjigj ai.

“Lexohen shumë gjëra. Fokusi im është vetëm përgatitja e skuadrës, të gjej zgjidhjet më të mira për lojtarët. Asgjë tjetër. Asgjë tjetër.”

Claudio Ranieri, i cili ka qenë figura kyçe në ringritjen e Romës pas marrjes së detyrës në nëntor – si trajneri i tretë i këtij sezoni – ka qenë i qartë për vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli në fund të sezonit.

Kjo ka shtyrë klubin të kërkojë pasardhësin e tij për muaj me radhë, me emra të shumtë që janë përmendur në media, përfshirë Jurgen Klopp, Gian Piero Gasperini, Massimiliano Allegri, Roberto De Zerbi dhe Erik ten Hag.

Megjithatë, Ranieri la të kuptohej sot se Roma tashmë ka arritur një marrëveshje me trajnerin e ri, duke e bërë përfshirjen e Nuno Espirito Santos në këtë garë thuajse të pamundur.

Trajneri portugez mbetet i përqendruar te projekti i tij në Premier League, ndërsa tifozët e Romës presin me padurim zyrtarizimin e epokës së re në pankinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot