Parashikimi i motit për vikend

- Bota Sot

Parashikimi i motit për vikend

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Të shtunën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë.

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu do të mbajë ditën e diel, me temperaturat minimale 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 10-14gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot