Barcelona gjen portierin ideal, 23 vjeç

- Bota Sot

Barcelona gjen portierin ideal, 23 vjeç

Barcelona duket se ka gjetur portierin ideal për t’i besuar portën, duke parë problemet e shumta të Tër Stegen dhe moshën aspak në favor të gjermanit, ndërsa Wojciech Szczesny e plotësoi misionin për të cilin u transferua.

Objektivi madhor i Barcelonës është Lucas Chevalier, portieri aktual i Lille, i cili shihet si një nga talentet më premtuese në futbollin evropian pozicionin e tij. Klubi katalanas, i vetëdijshëm se koha e portierit gjerman, Ter Stegen mund të jetë duke iu afruar fundit, ka filluar të bëjë lëvizjet e para për të siguruar një zëvendësim të besueshëm.

Edhe pse Ter Stegen ka rifituar vendin e titullarit pas mungesës së gjatë, ka shqetësime brenda stafit të trajnerëve dhe bordit në lidhje me aftësinë e tij për të garantuar portën. Përveç kësaj, Wojciech Szczesny, i nënshkruar si një zgjidhje e përkohshme, nuk konsiderohet një opsion afatgjatë.

Chevalier, vetëm 23 vjeç, ka shkëlyqer bë Ligue 1, duke ofruar performanca dhe statistika që kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve kryesore evropiane. Te Barça, e shohin atë si kandidatin ideal: i ri, me karakter, i aftë të marrë përgjegjësi që nga dita e parë, dhe gjithashtu të zhvillohet nën shembullin e Ter Stegen.

Megjithatë, Barça nuk është e vetme në garë. Real Madridi ka treguar gjithashtu interes për të si pjesë e planeve të tyre për pasardhësin e Courtois, duke e shtyrë Barçën të veprojë shpejt për të shmangur një “El Clasico” në merkato për 23-vjeçarin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 40 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot