DIjana Ujkiq e Tainara Luna fillojnë punën me të rejat në Istog

- Bota Sot

DIjana Ujkiq e Tainara Luna fillojnë punën me të rejat në Istog

Hendbollistet e dëshmuara Dijana Ujkiq e Tainara Luna kanë përvjelë mëngët duke filluar punën me gjeneratat e reja.

Ujkiq që vjen prej nivelit më të lartë ndërkombëtar, synon që me punën e saj të lë gjurmë dhe të nxjerr talente që pas disa viteve të mburret Kosova.  

“KHF Istogu i rikthehet punës me gjeneratat e reja!

Dijana Ujkiq

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, të përmbyllur me fitimin e Kupës dhe titullit të Kampionit të Kosovës, Klubi i Hendbollit Istogu i është rikthyer me përkushtim punës me gjeneratat e reja – vajzat e grupmoshave të ndryshme që duan të ndjekin hapat e kampioneve.

Stërvitjet me fëmijët po udhëhiqen nga dy hendbolliste me përvojë ndërkombëtare të jashtëzakonshme: Tainara Luna dhe Dijana  Ujkiq.

 Tainara Luna ka një karrierë të pasur në klube të ndryshme evropiane dhe amerikano-latine, si dhe me kombëtaren e Brazilit.
Dijana Ujkiq ka luajtur në nivelet më të larta të hendbollit evropian, përfshirë Champions League, Lojërat Olimpike, dhe Kampionatet Botërore.

Të dyja kanë nisur edukimin drejt licencimit si trajnere sipas EHF RINCK Convention, ndërkohë që po ndajnë përvojën dhe pasionin e tyre me gjeneratat e reja istogase.

KHF Istogu vazhdon me përkushtim punën gjatë gjithë muajve të verës, duke ofruar stërvitje cilësore dhe edukim sportiv për vajzat që duan të bëhen pjesë e këtij sporti .

Të gjitha vajzat e reja të interesuara janë të mirëseardhura të bashkohen me klubin tonë dhe të hedhin hapat e parë drejt një të ardhmeje premtuese në hendboll”, njofton KHF Istogu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot