Napoli kampion i ri i Italisë, kapiteni i Kosovës asiston në triumfin e madh

- Bota Sot

Napoli kampion i ri i Italisë, kapiteni i Kosovës asiston në triumfin e madh

Napoli në festë!

Skuadra e Napolit është kampion i ri i Italisë në futboll.

Napolitanët para një atmosfere të zjarrtë në stadiumin “Diego Armando Maradona” i shkaktuan humbje me rezultat 2:0 Cagliarit.

Festa shpërtheu në minutën e 42-të me golin e lojtarit McTominay.

Edhe më shpërthyese u bë atmosfera më minutën e 51-të, kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, me zemër të

madhe, ka asistuar për Romelu Lukakun i cili ka realizuar për 2:0.

Rrahmani është paraqitur nga minuta e parë duke dhënë tërë atomin për triumfin e mdh për titullin e kampionit.

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Allen Sherri, u paraqit nga minuta e parë për Cagliarin.

Napoli ka përfunduar në vend të parë me 82 pikë, një më shumë se Interi në pozitën e dytë.

Cagliari është në vend të 14-të me 36 pikë pas javës së 38-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot