Serbi: Protestë në Zajeçar, dita e dhjetë e bllokadës së gjykatës në Novi Sad

- Bota Sot

Serbi: Protestë në Zajeçar, dita e dhjetë e bllokadës së gjykatës në Novi Sad

Protesta “Liria nis nga lindja” po mbahet sot në Zajeçar të Serbisë.

Protesta po mbahet, dy javë para zgjedhjeve lokale në këtë qytet më 8 qershor – zgjedhjet e para në Serbi që nga fillimi i bllokadave gjashtëmujore studentore, raporton N1.

Protesta filloi në orën 11:00 dhe sipas planit të shpallur nga studentët në bllokadë, do të zgjasë 12 orë.

Ndërkaq, dita e 10-të e bllokadës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Novi Sad është duke vazhduar, dhe tre aktivistë nga Novi Sadi janë ende në paraburgim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot