Mbappe me një mesazh emocionus për largimin e Carlo Ancelottit

- Bota Sot

Mbappe me një mesazh emocionus për largimin e Carlo Ancelottit

Carlo Ancelotti sot e mbyll epokën e dytë në krye të Real Madridit.

Largimin e tij e kanë përjetuar emocionalisht shumë futbollistë të ”Los Blancos”, e njëri prej tyre është edhe Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez ka shkruar një mesazh emocionues për Ancelottin, pak orë para ndeshjes së fundit, kundër Real Sociedadit.

“Zotëri. Sot është ndeshja e fundit e udhëtimit tuaj të mrekullueshëm në klub. Faleminderit juve dhe stafit tuaj për gjithçka që bëtë për mua që nga dita e parë. Ishte një nder i madh të kisha një menaxher si ju. Gjithë të mirat për ju në të ardhmen.”, ka shkruar Mbappe.

Ancelotti do të largohet nga Real Madridi si trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, me 15 trofe të fituara, me tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligas, Tre Kupa të Botës për klube, tre superkupa evropiane, dy Copa del Rey dhe dhe Superkupa të Spanjës.

Ai karrierën do ta vazhdoj si trajner i Kombëtares së Brazilit, ku do ta nis punën me 26 qershor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot