Dhjetë skuadra në garë për të transferuar Cristiano Ronaldo

- Bota Sot

Dhjetë skuadra në garë për të transferuar Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të jetë pranë një tjetër kapitulli të madh në karrierën e tij. Kontrata e tij me Al-Nassr skadon brenda pak javësh, dhe aktualisht nuk ka asnjë sinjal për rinovim nga asnjëra palë.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, disa klube që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube kanë shfaqur interes për të pasur Ronaldon në radhët e tyre për turneun njëmujor që zhvillohet në SHBA.

Nga Al-Hilal, rivalët e përjetshëm të Al-Nassr në kampionatin arab, tek gjigantët brazilianë si Botafogo, Flamengo, Palmeiras e Fluminense, por edhe klube meksikane si Pachuca dhe Rayados, pa harruar edhe ekipet elitare afrikane si Wydad Casablanca, Esperance de Tunis dhe Al-Ahly.

Në javët e ardhshme do të mësohet se nëse pesë herë fituesi i Topit të Artë do të zbresë në fushë për herë të fundit në një turne madhor me klube, apo nëse do të jetë thjesht spektator i Kupës së Botës për Klube, që pritet të jetë një nga eventet më të mëdha të vitit në futbollin botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot