Mirlind Daku është bërë protagonist ditën e sotme në kampionatin rus. Javët kalojnë, por sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka po të njëjtin ritëm duke arritur të gjejë gola për Rubin Kazanin.
Ditën e sotme, 27-vjeçari kuqezi ka arritur të realizojë në minutën e shtatë të takimit përballë Orenburg në shtëpi.
I gjendur përballë me portierin, Mirlind Daku nuk gaboi dhe dërgoi topin në fund të rrjetës.
Me golin e realizuar sot, sulmuesi i Kombëtares shqiptare arrin në kuotën e 15 rrjetave dhe 8 asistimeve në 26 parqaitje me fanellën e Rubin Kazan në Superligën ruse.