Futbollisti i larguar në janar nga Partizani më në fund gjen rrjetën me klubin e ri

- Bota Sot

Futbollisti i larguar në janar nga Partizani më në fund gjen rrjetën me klubin e ri

Kristian Mba ishte një nga emrat që i dhanë lamtumirën Partizanit gjatë merkatos së janarit, me sulmuesin nigerian i cili vendosi që të niste një aventurë të re në Ukrainë.

Futbollisti iu bashkua klubit të Metalist 1925 në kategorinë e dytë ukrainase, duke shpresuar ta ndihmonte që të ngjitej në elitë.

Por ndryshe nga Ermir Rashica i cili firmosi po me këtë skuadër dhe u bë menjëherë protagonist me golat edhe lojën e tij sulmuese, Mba nuk ia doli të ishte aq i saktë para portës e kështu, e pa veten të përfundonte në stolin e rezervave.

Megjithatë, në ndeshjen e javës së fundit të sezonit të rregullt, atë në transfertë ndaj Ahrobisnes Voloçisk, ai u aktivizua vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes, por la shenjë duke shënuar golin e barazimit 1-1 pikërisht në minutën e 90.

Ky barazim mban Metalist 1925 në zonën e play-off për ngjitjen, duke i siguruar të paktën këtë objektiv minimal në fund të sezonit të rregullt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot