Presidenti i Malit të Zi, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

- Bota Sot

Presidenti i Malit të Zi, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Siç njofton zyra e presidentit, Millatoviq do të vizitojë SHBA-në me ftesë të kreut të delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe kongresmenit Mike Turner. 

“Gjatë vizitës, Millatoviq do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Dejton, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit”, njoftoi zyra e tij. Ata thanë se Milatoviq, në kuadër të pjesës zyrtare të programit, së bashku me udhëheqës të tjerë, do të marrë pjesë në një ngjarje të nivelit të lartë në të cilën do të mbajë edhe një fjalim. 

Zyra e presidentit tha se janë planifikuar edhe takime të shumta dypalëshe me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

“Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të SHBA-së si një partner kyç i politikës së jashtme të Malit të Zi, temat e takimeve do të përqendrohen në forcimin e aleancave dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot