Legjenda e Milanit jep mendimin e tij për shqiptarin

- Bota Sot

Legjenda e Milanit jep mendimin e tij për shqiptarin

Legjenda e Milanit, Massimo Ambrosini ka qenë së fundi në një intervistë për “DAZN”.

Ai foli edhe për situatën në klub, veçanërisht me ardhjen e Igli Tares si drejtori i ri sportiv te Milani.

“Është një person serioz, që ka një kulturë të gjerë futbolli. Më ka habitur pak mënyra se si u mor vendimi për Taren, duket se ka pasur edhe një përballje mes disa palëve brenda klubit.

Tare nuk i zgjidh të gjitha, ai duhet të integrohet në një ambient të caktuar. Nëse Tare e ka pranuar ofertën, do të thotë se ka marrë garanci për rolin e tij.

Nëse kanë vendosur ta marrin, sipas meje është sepse kanë ndërmend t’i japin njëfarë autonomie, përndryshe nuk do ta kishin marrë si drejtor sportiv”, u shpreh Ambrosini.

Ambrosini madje shprehu mendimin e tij edhe për pasuesin e Sergio Conceiçaos, i cili nuk do të jetë pjesë e Milanit për sezonin e ri

“Është e vështirë që Conte të vijë te Milani. Ndjesia ime është se Milani po mendon për Vincenzo Italianon, edhe pse nuk do të jetë e lehtë ta shkëpusin nga Bologna, që po negocion rinovimin me të. Emri i De Zerbit më intrigon shumë, është dikush që mund t’i rikthejë shpirtin Milanit. Ka ambicien për të drejtuar një klub të madh si Milani”, shtoi Ambrosini.

Kujtojmë se Milani aktualisht gjendet në pozitën e 7-të në Serie A, të cilët e mbyllën sezonin me 63 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot