Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht do të filloj aventurën e tij te “Seleçao”.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, italiani shihet pranë aeroplanit privat, ku do të niset drejt Brazilit për të filluar punën e re.
Ai do të nis që nesër ku do të mbajë stërvitjen e tij të parë me “Seleçaon”.
Dje ai zhvilloi ndeshjen e tij të fundit si trajner i Realit, duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Real Sociedadit, në “Santiago Bernabeu”.
Italiani, do të zëvëndësohet nga Xabi Alonso në stolin e Realit.
Ancelotti, ishte rikthyer te Reali në vitin 2021 pas një aventure jo të mirë te Evertoni, duke arritur të fitonte 2 herë Ligën e Kampionëve, 2 tituj të La Ligës, 1 Kupë të Mbretit, 2 Superkupa të Spanjës dhe të Evropës si dhe International Cup dhe Botërorin e Klubeve.