12 të lënduar nga përplasja e autobusëve në Kroaci

- Bota Sot

12 të lënduar nga përplasja e autobusëve në Kroaci

Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar lehtë nga përplasja e dy autobusëve pasditen e sotme në autostradën A1 në dalje të Vuçevicës afër Splitit në Kroaci.

Në spitalin e Splitit mësohet se nga 12 pacientë të pranuar, tre janë kryesisht me fraktura dhe po mbahen për trajtim mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur në drejtim të Zagrebit, pas orës 13:15. Në vendngjarje janë nisur menjëherë ekipet e urgjencës mjekësore, policia dhe zjarrfikësit, raporton KP.

Jo zyrtarisht mësohet se të gjithë të lënduarit janë shtetas kroatë të moshës madhore që po ktheheshin nga pelegrinazhi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot