Uashingtoni ka reaguar pas një sulmi të madh rus ndaj Kievit që vrau të paktën 12 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë gjatë natës.
I dërguari i Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, ka dalë në rrjetet sociale për të dënuar bombardimet e Moskës.
“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve natën në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e Protokolleve të Paqes të Gjenevës të vitit 1977, të hartuara për të mbrojtur të pafajshmit.
Këto sulme janë të turpshme. Ndaloni vrasjet. Armëpushim tani”, shkroi ai.