Ndodh e papritura, Macron goditet me shuplakë nga gruaja? Publikohen pamjet

- Bota Sot

Ndodh e papritura, Macron goditet me shuplakë nga gruaja? Publikohen pamjet

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon Zonjën e Parë të Francës duke “goditur me shuplakë” presidentin Emmanuel Macron, teksa ai dilte nga aeroplani në Hanoi, Vietnam.

Ndërsa dera e A330 hapet, Macron shfaqet dhe befas shkon pak prapa, pasi një dorë, ajo e gruas së tij Brigitte Macron, e godet atë në fytyrë.

Kreu i shtetit e kupton menjëherë se po filmohet dhe buzëqesh.

Një mik i ngushtë i presidentit i përshkroi ata si një “zënkë çifti” të thjeshtë.

Më pas Brigitte refuzon në mënyrë të dukshme krahun që i ofron Emmanueli teksa zbret shkallët e aeroplanit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot