“Lojë mes çiftit”, reagon Pallati Elysee pas pamjeve ku gruaja “e godet” Macronin në fytyrë

- Bota Sot

“Lojë mes çiftit”, reagon Pallati Elysee pas pamjeve ku gruaja “e godet” Macronin në fytyrë

Një skenë e papritur është kapur nga kamerat gjatë mbërritjes së Emmanuel dhe Brigitte Macron në aeroportin e Hanoit, në Vietnam, në kuadër të turit të tyre në Azi.

Në momentin kur dera e aeroplanit u hap, dora e Brigitte ‘godet’ fytyrën e presidentit francez.

Macron u duk i habitur për një moment, por menjëherë rifitoi qetësinë dhe vijoi me përshëndetjet sipas protokollit.

Çifti presidencial më pas zbriti shkallët e aeroplanit, ku presidenti, si zakonisht, i zgjati dorën gruas së tij, shkruan the Sun.

Por, këtë herë, Brigitte e refuzoi, duke zbritur vetë.

Videoja është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Fillimisht, Pallati Elysée mohoi autenticitetin e pamjeve, por përballë jehonës mediatike ndryshoi qëndrim.

Një këshilltar i afërt i presidentit e përshkroi incidentin si një “shkëmbim të zakonshëm mes bashkëshortësh”.

Më pas, dha një tjetër version, duke e cilësuar si një moment të fundit relaksi mes çiftit.

Sipas të njëjtit, komentet negative vijnë kryesisht nga qarqe të afërta me Rusinë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot