Kryeministrja daneze reagon pas sulmit ajror rus në Ukrainë: Gjatë ditës Putin flet për negociata, pastaj bombardon ukrainasit gjatë natës

- Bota Sot

Kryeministrja daneze reagon pas sulmit ajror rus në Ukrainë: Gjatë ditës Putin flet për negociata, pastaj bombardon ukrainasit gjatë natës

Sulmet e fundit në Ukrainë gjatë fundjavës kanë treguar se Moska nuk është e interesuar për paqen, tha sot kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.

“Gjatë ditës Putin flet për negociata, pastaj bombardon Ukrainën gjatë natës”, u tha Frederiksen gazetarëve në një takim të liderëve nordikë në Finlandë. Të dielën Rusia nisi atë që forcat ajrore ukrainase e përshkruajtën si sulmin më të madh me dron të luftës deri më tani.

Frederiksen tha se liderët nordikë ranë dakord që vendet e tyre do ta mbështesnin Ukrainën për aq kohë sa të ishte e nevojshme, duke shtuar se mbështetja mund të nënkuptojë ndihmë ushtarake, investime në industrinë mbrojtëse të Ukrainës dhe bashkëpunim me kompanitë ukrainase.

Lidhur me Lindjen e Mesme, kryeministrja daneze tha se duhet të ushtrojnë presion mbi Izraelin, sipas saj është e papranueshme që ndihma humanitare nuk lejohet të futen në Rripin e Gazës. Frederiksen tha gjithashtu se tani nuk është koha e duhur për të njohur Palestinën si shtet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot