Atdhetari Selim Musli Pira, luftëtar i denjë i çështjes kombëtare, mbijetues i masakrës së Pozheranit (1945), i burgosur politik në Nish

- Bota Sot

Atdhetari Selim Musli Pira, luftëtar i denjë i çështjes kombëtare, mbijetues i masakrës së Pozheranit (1945), i burgosur politik në Nish

Atdhetari Selim Pira, u lind në fshatin Pozheran në vitim 1922, shkollimin fillor pesë vjeçar e kreu në fshatin e lindjes në gjuhën serbe, meqë në gjuhën shqipe në atë kohë ishte i ndaluar shkollimi nga pushteti serb. Selim Pira gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte mësuar të shkruante dhe të lexonte edhe shqip, ai dinte të fliste gjuhën serbe, po edhe gjuhën italiane.

Selim Pira i rezistoi sistemit sllavo-komunist, ishte luftëtar i denjë i cili iu bashkua njësiteve të komanduara nga Hysen Tërpeza. Por, edhe babai i Selimit, Musli Pira, ishte me pushkë në dorë madje shpeshherë udhëhiqte ca njësite kundër bandave partizano-çetnike në mbrojtje të pikave kufitare me Serbinë siç ishin: Propallaci, Malet e Kitkës, Bujanoc, Preshevë e tërë malet e Karadakut (Malit të Zi) të Anamoravës deri tek Guri i Zi në Malet e Brestit. Komandanti, i mbrojtjes së këtyre pikave kufitare, të ushtrisë kufitare ishte caktuar babai i Selimit, Musli Pira.

Atdherari Selim Pira ishte i rrahur në masakrën e Pozheranit, ai i mbijetoi kësaj masakre që u bë në Xhaminë e Pozheranit, më 7 janarë të vitit 1945, në ditën e Krishtlindjeve sllave.

Për masakrën në Xhaminë e Pozheranit rrëfen Selimi, pasi që në qosh të hapësirës së Xhamisë, nën komandën e Vukashin Kovaçeviqit kolon i ardhur nga Serbia, në kohën e Mbretërisë jugosllave, në fshatin Pozheran, ai u kërkon armë fshatarëve duke u thënë se ne kemi njohuri se çfarë armë keni ju, meqë fshatarët u deklaruan një nga një se nuk kanë armë, Kovaçeviqi jep urdhër lidhjen e tyre me litar të hollë prej najlloni, pastaj ata (fsharë) bartën në Mejtep, ku roja partizane në urdhërin e komandant Kovaçeviqit kishin përgatitur masakrën ndaj fshatarëve.

Rrahja u bënte me dru të trash, me thupra metalike të formave të ndryshme, me tyta e kondak pushke dhe me gjëra të forta, tjera. Selim Musli Pirën e rrahin skajshmërisht deri në alivanosje, pas alivanosjes masakruesit duke shkelur mbi te, Selimi hapë sytë vren bashkëfshatarin e tij, Misin Alidemën, duke i rënë në kokë masakruesitë me kondak pushke kështu që ai (Misin Alidema) pas rrahjes vdes, po, që kishte edhe ca tjerë që nga torturat e skajshme kishin ndërruar jetë në Mejtep.

Komandantit, Kovaçeviq i kishte hyrë frika se mos po vije ndonjë batalion shqiptar, prandaj ai në orët e mbrëmjes jepë urdhër që të gjithë të rrahurit të barten në shtëpi të tyre. Komandati i rojës partizane të fshatit Vukashin Kovaçeviqi, rrethimin e fshatit me rojet partitane nuk e hoqi, por ai përgatiti planin e ri, që të rrahurit në atë natë, ashtu të rraskapitur që mezi ndiheshin gjallë ti barte me qerre kuajsh në Gjilan për ti masakruar.

Nëna trimëresh e Selimit, Hamide Kajolli, dhe mixha i Selimit, Hamdi Pira së bashku me djalin e tij Kapllanin dhe vëllain e madh të Selimit, Zeqën, bëjnë plan si ta largojnë, atë natë jashtë fshatit Pozheranit Selimin për ta shpëtuar bartjen e tij në Gjlan..., nga masakra e Gjilanit. Nëna e Selimit i thotë djalit të tij, unë nuk dua shkitë të mbysin në shtëpi, duhet disi ta shpërthejm rrethimin, edhe se je i rraskapitur nga rrahja. Nëna Hamide Kajolli thotë: Unë po dal me tërfurk në dorë dhe po flas me zë të naltë oksh, oksh "kinse" më kanë humbë ca kafshë, roja partizane e fshatit vjen tek unë, hapet rrethimi i rojës së fshatit, e ju tre bartne Selimin jashtë fshatit, ashtu ndodhi e bartën Selimin gjerë në fshatin Çifllak, dhe nga aty, ai bartet në malet e Tërpezës, ku ishte babai i Selimit, Musli Pira, me luftëtarë që udhëhiqeshin në komandën e Hysen Tërpezës, aty u trajtua Selimi për shërim duke e futur në lëkura të deshëve për tia lehtësuar dhimbjet nga plagëve që kishte marrë gjatë rrahjes në atë ditë të acrtë të janarit të vitit 1945. Selimi ishte luftëtar kundër partizano-çetnikëve në njësitet e komandantit Hysen Tërpezës.

Meqë nga kryesia e Jugosllavisë së atëhershme ishte lëshuar vendimi se të arratisurit në male nëse dorëzohen anmistohën nga dënimi me vdekje, Selim Pira nga mali iu kishte dorëzuar pushtetit egzistues. Atdhetari Selim Pira u dënua me pesë vite burg të rëndë nga Gjykata në Prishtinë, të cilinë burgë ai e vuajti në Nish, ku aty përjetoi dhunë, tortura më shnjerëzore, ai të shumtën e kohës ishte i vendosur në dhomën e vetmisë. Selimi rrëfen për vuajtjet dhe ushqimin e dobët që i merrte gjatë ditës, vetëm 250 gram bukë të mykur misri, vetëm sa për të mbajtur gjallë shpirtin.

Në burgun e Nishit ishte edhe Riza Alidema nga Pozherani, i cili nga torturat kishte ndërruar jetë në këtë burg famëkeq, e që, sot e asaj dite nuk i dihen eshtërat e as varri i tij. Vëllai i Selim Pirës, Zeqë Pira, shumëherë kishte rrëfyer për vuajtjet dhe përjetimet e vëllait të tij, Selimit, gjatë qëndrimit në burgun famëkeq të Nishit.

Atdhetarin, Selim Musli Pirën, e kishin liruar nga burgu pa paralajmërimin e familjes së tij, gardianet e kishin nxjerrë nga burgu me rroba të të burgosurëve, pa asnjë para në xhep, prandaj ai nuk dinte se ka t’ia mbaj. Fatmirësisht Selimi kishte disa pako cigare që i kishin mbetur nga vizita familjare, ai iu lut një shitësit në kiosk që t’ia blente këto pako cigare sa për të blerë ca bukë gjatë rrugës, meqë rrugë tjetërë ai nuk dine, kishte filluar rrugën për hekurudhën Nish-Shkup në këmb. Selimi udhtonte ditën, ndërsa kur errësohej strehohej në ndonjë stog sane apo komare kashte për të pushuar derisa të dilte drita për të vazhuar tutje rrugëtimin. Selimi me sakrifica mjaft të mëdha në këmbë arriti deri në Bujanoc, ai ashtu i lodhur nga udhëtimi i gjatë në këmbë, kishte hyrë në një kafiteri për të pyetuar kahë është rruga për në Gjilan, fatmirësisht pronari i kësaj kafiterie ishte shqiptar dhe e heton se ky udhëtar me rroba të burgut është shqiptar, i flet shqip, i jep rrobat civile dhe e futë në një dhomë për të bërë gjumë, pastaj i jepë edhe ca para për të udhtuar me ndonjë kamion deri në Gjilan. Selimi u befasua me mirësjelljen e tij, por edhe u gëzua me pronarin shqiptar të kafiterisë, u gëzua sepse dëgjojë dikë që në Bujanoc flet shqip. Atdhetari i shumëvuajtur Selim Pira posa arriti në Gjilan u takua me shumë pozheranasë meqë ishte ditë e shtunë, ditë tregu dhe me qerre

kuajsh me ta arriti deri te famija e tij. Në familje Selimi gjeti gruan e tij e cila kishte pritur Selimi pesë vite, derisa, ai kishte dalë nga burgu. Atdhetarin, Selim Pirën, pushteti jugosllav, pas pak dite e marrinë në shërbim ushtarak dhe e dërgojnë në një batalion njësit ushtarak i ashtquajtur “Prinudni radni batalion” që dmth “batalion i punës së dhunshme”, ku në këtë batalion kryenin ushtarët punë më të rënda. Selimi qëndroi tri vite ushtar, pas kthimit nga ushtria jugosllave ai punoi si bujk, por gjithmonë i përcjellur nga sigurimi shtetëror serbo-komunist i Jugësllavis.

Atdhetari Selim Pira ndërroi jetë në vitin 2008 me nderime të mëdha, të organizuara nga Shoqata e të Burbosurëve Politikë të Komunës së Vitisë, në të cilin varrim ishin pjesëmarrës qytetarë të shumtë.

Atdhetari Selim Musli Pira qoftë në dritën e pashterrshme të Parajsësë në amshim...

Përjetësi!... Nderime!..., për atdhetarin Selim Musli Pira dhe për të gjithë ata që dhanë për atdheun...



Lexoni të gjitha në Bota Sot