Kremlini reagon ndaj Merzit

- Bota Sot

Kremlini reagon ndaj Merzit

Kremlini ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili la të kuptohet se Ukraina mund të përdorë armë gjermane për të goditur objektiva në territorin rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskow, deklaroi se dërgimi i armëve me rreze të gjatë do të ishte një hap i rrezikshëm dhe një pengesë serioze për çdo përpjekje për zgjidhje politike të konfliktit në Ukrainë.

Këto janë vendime mjaft të rrezikshme, nëse me të vërtetë janë marrë” u shpreh Peskow, citojnë mediat gjermane.

Derisa në përgjigje, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul hodhi poshtë kritikat nga Moska, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar disa herë thirrjet për të nisur bisedime paqësore.

Ka pasur disa raste kur presidenti rus është ftuar të ulet në tryezën e bisedimeve, por ai i ka refuzuar të gjitha”, deklaroi Wadephul gjatë një takimi në Lisbonë me homologun portugez Paulo Rangel.

Ai shtoi gjithashtu: ”Ne kemi qenë gjithmonë të qartë se ky qëndrim nuk do të kalojë pa pasoja”

Përplasja diplomatike pasqyron përshkallëzimin e tensioneve mes Gjermanisë dhe Rusisë, ndërsa mbështetja ushtarake për Ukrainën mbetet një temë e ndjeshme në politikën ndërkombëtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot