Kombëtarja U-21 nis sot grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë dhe Turqisë.
Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe portierin Simon Simoni.
Futbollisti kuqezi do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore. Rikujtojmë që ky është lojtari i tretë që është grumbulluar te Shpresat, pas Etnik Brrutit dhe Feta Fetait, të cilët nuk u ftuan nga trajneri Silvinjo te Kombëtarja A.
Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.