Kremlini: Rusia po punon në draft-memorandumin e paqes

- Bota Sot

Kremlini: Rusia po punon në draft-memorandumin e paqes

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë të martën se Rusia është duke punuar ende në përpilimin e memorandumit që përmban parimet e një akordi të mundshëm të paqes në të ardhmen e afërt në Ukrainë, ka raportuar Reuters.

“Rusia vazhdon të hartojë draft-memorandumin për traktat të paqes në të ardhmen, duke përcaktuar disa qëndrime, si parimet e zgjidhjes, afatet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje dhe armëpushimin e mundshëm, nëse arrihen marrëveshjet përkatëse”, ka thënë Zakharova.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas bisedës telefonike që e pati me presidentin amerikan, Donald Trump më herët këtë muaj, ka thënë se Moska zyrtare është e “gatshme të angazhohet dhe të bashkëpunojë me Ukrainën lidhur me memorandumin që shpie drejt marrëveshjes së paqes”.

Sipas presidentit rus, memorandumi do të definonte parimet e një marrëveshjeje të mundshme, kohën e përshtatshme për arritjen e kësaj marrëveshje dhe detajet rreth një armëpushimi të mundshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot