Thuram drejt finales së Champions-it

- Bota Sot

Thuram drejt finales së Champions-it

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, ka folur për “Sky Sport” përpara finales së Champions League kundër PSG, që do të luhet të shtunën mbrëma: “Është një ëndërr që nga fëmijëria. Kur isha i vogël dhe luaja në kopsht, e imagjinoja veten duke luajtur kësi ndeshjesh”.

Cili ishte idhulli yt kur ishte i vogël?

Nuk e di, varet. Nuk mbaj mend mirë, por edhe në ‘PlayStation’ kur luan, gjithmonë vendos ta luash finalen e Champions League, sepse është ndeshja më e rëndësishme.

A do të jetë një ndeshje speciale kundër PSG-së, skuadrës së qytetit tënd?

Atje kam shumë miq, por nëse duhet të zgjedh një, është Ousmane Dembélé. Nuk e di çfarë do t’i them para ndeshjes…

Cila janë këshillat që ke marrë nga babai yt, Lilian Thuram?

Me të mund të flas për gjithçka, jam i sigurt që do të më thotë disa gjëra, por besoj se asgjë të re.

Si do të festojë në rast fitoreje?

Do ta ngre kupën, kjo është e sigurt. Pastaj do të shohim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot